Ishte ekipi që e uli në stol dhe i hoqi besimin e Murinjos! Kumbulla kthehet prapë te Roma si titullar, i luan të gjitha këtë javë

Marash Kumbulla nisi që të fitonte besimin e Murinjos me disa paraqitje pozitive radhazi, derisa erdhi momenti i Kupës së Italisë. Atje Roma u përballë me Cremonesen dhe mori një humbje që e goditi jo pak ekipin. Në golin e parë të pësuar gabimi ishte i gjithi i Kumbullës, që do të ulej menjëherë në stol.

Tashmë mbrojtësi shqiptar përgatitet që të rikthehet, po ndaj të njëjtit ekip, këtë herë për Serinë A. Roma do të përballet me Cremonese dhe për shkak të skualifikimit të Smalling nga kartonat, Kumbulla pritet nga minuta e parë ku duhet t’i luajë të gjitha kartat e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *