Tema kryesore në Spanjë sot është ndeshja që Elche dhe Betis zhvilluan mbrëmë në kuadër të javës së 23-të të La Liga. Ndonëse vendasit ishin në avantazh 2-0, në fund u mposhtën me rezultat 2-3.
Megjithatë, në kohën shtesë, pati një tronditje të re për ekipin vendas. Gjyqtari akordoi penalltinë e tretë për Betisin dhe dha kartonin e tretë të kuq për lojtarët e Elçes. Më pas, drejtori sportiv i Elçes dhe pronari i klubit kanë hyrë në dhomën e zhveshjes së arbitrit dhe kanë filluar të kërcënoj.në ata për vendimet e dhëna.
“Drejtori sportiv u bërtiti arbitrave dhe u tha atyre se nuk kishin turp dhe se ishin bij kur… Madje kër.cënoi gjyqtarët që nuk do të largoheshin të gjallë nga dhoma e zhveshjes”, thuhet në raportin e delegatit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/