Liverpuli është po kalon një periudhë të vështirë në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Klop është bërë përgjegjës për situatën e krijuar. Madje, është përfolur edhe për një largim të tij nga stoli i klubit anglez. Por trajneri gjerman nuk dorëzohet lehtë. Klopi është shprehur për “Sky Sports” se do të bëjnë shumë ndryshime në verë, ndërsa shton se është në vendin ku dëshiron të jetë dhe nuk do të largohet.
“Do të bëjmë shumë ndryshime në verë. E dimë që kemi nevojë për këtë. Në këtë verë ne duhet të bëjmë diçka. Tani jam këtu në Liverpul. Jam pikërisht në vendin ku dua të jem. Por, jam pikërisht në vendin ku dua të jem”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/