“Gabova javën e kaluar, dola nga vetja, u kërkoj falje publikisht 2 lojtarëve”! Mezani flet pas ndeshjes me Erzenin: Fajtori i vetëm jam unë

Një ndeshje dramatike u zhvillua në fund mes Erzenit dhe Laçit që është mbyllur me shifrat 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej në barazimin 0-0 dhe me pak raste të krijuara. Në të dytën ishte Erzeni që kaloi i parë në avantazh. Ademi u gjend para portës dhe nuk e kishte të vështirë të shënonte me kokë në të 66.

Vendasit po krijonin më tepër mundësi shënimi, ndërsa Laçi nuk po reagonte. Në fundin e takimit, Kahrimanovic hyri në zonë mes driblimeve dhe mund të shënonte golin e dytë. Por lojtari i Erzenit kërkonte të merrte në driblim të gjithë lojtarët për të dhuruar spektakël, duke mos zgjedhur që të godas portës.

Mbrojtësi i fundit arriti të ndërhynte saktë dhe nisi kundërsulmin, nga ku Ujka lëshoi predhën që përfundoi në rrjetë. Kahrimanovic kërkoi falje, por kjo nuk mjaftoi, dy pikë u humbën prej tij. Në minutën e fundit Laçi do të godiste edhe shtyllën për t’iu afruar përmbysjes. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mezani: “Djemtë kanë bërë lojë shumë të mirë, kanë luftuar dhe kanë treguar dëshirë. Nuk është në stilin tim dhe javën e kaluar kam gabuar, kam dalë nga vetja, kam fajësuar dy lojtarë. I kërkova falje dhe tani po ia kërkoj publikisht tani, fajtori i vetëm jam unë pas një ndeshje. Erzeni nuk na vendosi në vështirësi deri te momenti i golit, e kishim në kontroll. Me pak fat mund të dilnim edhe me 3 pikë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *