“I kishim marrë masat, e dinim si do luante Partizanit”! Futbolli kërkon pasime, Hallaçi është për t’u duartrokitur: I kritikoj lojtarët kur luajnë me topin e gjatë

Kukësi ka arritur të marrë një fitore jetike ndaj Partizanit. Ishte një ndeshje ku të dyja ekipet i kërkonin me patjetër tre pikët, por në fund vendasit ia dolën me shifrat 1-0. Në fillim ishte Partizani që e nisi vrullshëm dhe po e rrezikonte së tepërmi Kukësin. Por në minutën e 22 Gjelbrim Taipi shënoi gol fantastik me rroveshatë. Ky realizim do të mbahet mend gjatë si një prej golave më të bukur të këtij sezoni në Superiore.

Më pas Kukësi arriti të menaxhonte ndeshjen ashtu siç duhej për të marrë tre pikët. Nga krahu tjetër, Egnatia ka fituar në transfertë me shifrat 2-3 ndaj Bylisit. Fillimisht ishte Lajthia që shënoi në të 47 për Bylisin. Por Damcevski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 54 dhe i dha një penallti Egnatias, nga ku Xhekson nuk do të gabonte. Më pas ishte Dëamena dhe Atanda që thelluan shifrat, ndërsa Trumci ngushtoi shifrat në të 87. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Hallaçi: “Merita i takon lojtarëve, kemi bërë punë të mirë. Kam punuar në fazën mbrojtëse që kishim probleme. Mbrojtja jonë është mjaft solide tani. I kam kritikuar lojtarët kur kanë luajtur me top të gjatë, dua të luhet me topin poshtë dhe me shpejtësi. Në fundin e ndeshjes u tërhoqëm pak dhe ishte shumë normale. Nuk i lamë shumë hapësirë Partizanit. E dinim sesi do të luante Partizani, që është me 4 mesfushorë dhe i kishim marrë masat.

Shensoji: “Ishim në formë të mirë. Luajtëm futboll të bukur në Lac dhe donim që të vazhdonim po njësoj ndaj Egnatias. Pjesa e parë dhe pjesa e dytë ishin si dy ndeshje. A mund ta imagjinoni që Egnatia që ka shënuar kaq shumë gola të shënuara dhe nuk mund të hynte dot as në 16-shen tonë? Ku ishte Egnatia dhe ku ishim ne… Pas golit të shënuar nga ana jonë filloi ndeshja tjetër. Morëm kartonin të kuq dhe nuk ishim të përqendruar dhe nuk e dinim sesi luhet me 10 lojtarë. Sot merituam çdo gjë, por jo humbjen. Ne ecim përpara, nuk ka shaka me Bylisin, humbëm një betejë, por jo luftën. Arbitrat duhet të tregojnë veten e tyre.”

Kolela: “Jam i mërzitur pasi në pjesën e parë ia kemi dhuruar ne kundërshtarit. Kam gabuar llogaritë dhe vlerësimin që kisha. E rreshtova skuadrën si në ndeshjen e fundit që luajtëm dhe këtu kam gabuar. Pjesa e dytë ma dëshmoi këtë gjë, për ta menduar kështu. Për momentin duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës në Kupë me Vllazninë. Nuk ishte faji i lojtarëve, ishin gabim i taktikës. Ne vinim nga dy rezultate të mira, lojtarët nuk duhet të marrin përgjegjësi. Tani duhet të marrim të rimarrim veten në spital”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *