“Kjo nuk më ka ndodhur në asnjë klub”! Efekti i portugezit, te Al Nassr të gjithë lojtarët po hanë dhe stërviten si Kristiano Ronaldo

Kristiano Ronaldo ka sjellë menjëherë efektin e tij te Al Nassr. Jo vetëm në fushën e lojës për shkak të golave të shënuara, por edhe në transformimin e lojtarëve të tjerë. Nutricionisti spanjoll José Blesa, ka zbuluar disa detaje të reja. Ai fluturon një herë në muaj nga Spanja në Arabinë Saudite për të ndjekur Ronaldon. Blesa u shpreh se të gjithë lojtarët e tjerë po hanin dhe stërviteshin si ylli portugez, ndërsa rezultatet ishin mbreslënëse.

“Cristiano më ndihmon shumë sepse tani nuk kam pse t’i mësoj asgjë. Ai ka ndërtuar një “shkollë” të vërtetë dhe lojtarët e tjerë bëjnë atë që ai bën për të përmirësuar performancën. Kur ka ardhur Ronaldo, të gjithë stërviten më shumë dhe hanë një dietë më të rreptë. Nuk kam parë kurrë një klub si ky, ku lojtarët praktikisht përmirësojnë 90% të përbërjes së tyre trupore sa herë që i shoh. Ata kanë më pak yndyrë, më shumë muskuj dhe e bëjnë të gjitha ushtrimet që bën Ronaldo”, tha Blesa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *