Marash Kumbulla po vuan mungesën e besimit nga ana e Mourinhos te Roma. Në ato pak momente aktivizimi të mbrojtësit shqiptar, mjafton një gabim për t’u ulur sërish në stol. Në deklaratën e fundit trajneri portugez ka përmendur edhe Kumbullën, si për të treguar se nuk e ka harruar ende.
“Marrëdhënia me Ibanez dhe Smalling? Kemi punuar së bashku për një kohë të gjatë, por këtu është edhe Marash Kumbulla, i cili është gati, Llorente na ka sjellë eksperiencë. Të punosh dhe të luash me njëri-tjetrin të bën që të kuptosh më mirë lojën dhe të përmirësohesh më tepër”, tha Mourino. /Sport Ekspres/