Qazim Laçi dhuron asist në ndeshjen e parë në Çeki, trajneri i Spartës së Pragës impresionohet nga shqiptari: E tregoi pse e sollëm këtu, bëri ndeshje të madhe

Qazim Laçi ka zhvilluar ndeshjen e parë të vërtetë me Spartën e Pragës në Çeki. Pas dëmtimit të mesfushorit Kaan Kairinen, Laçi u aktivizua në vendin e tij dhe luajti për 62 minuta në fitoren 3-0 ndaj Jabolnec, duke dhuruar edhe një asist. Më herët mesfushori i Kombëtares kishte luajtur vetëm 2 minuta ndaj Bohemians dhe në ndeshjet miqësore.

Menjëherë pas mbylljes së takimit të djeshëm, trajneri i Spartës së Pragës, Brian Priske, mbeti i impresionuar nga performanca: “I tregoi cilësitë që ka. E pamë edhe në një ndeshje miqësore me Nuremberg. Sot Laçi tregoi se pse e kemi sjellë këtu. Kishte shumë energji dhe intensitet. Bëri një ndeshje të madhe”, tha trajneri i çekëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *