VIDEO/ Barbosa humbi penalltinë që kushton shumë, Teuta fiton me golin kopertinë dhe e dërgon Kukësin në vendin e parafundit të Superiores

Teuta-Kukësi 1-0 Gruda 24′

Teuta ka arritur të fitojë ndaj Kukësit me shifrat 1-0 në një ndeshje spektakolare. Shumë raste të shpërdoruara ka parë kjo ndeshje, një gol kopertinë dhe një penallti të humbur. Realizimi i vetëm ishte ai i Grudës që me një parabël mposhti Tafas në minutën e 24.

Barbosa kishte shansin ideal për të barazuar nga 11-metrat në fundin e pjesës së parë. Qirko do të kthehej edhe njëherë në hero duke i thënë “JO” golit. Në fund Teuta merr tre pikë me vlerë, ndërsa Kukësi shkon në vendin e parafundit të Superiores. /Sport Ekspres/

Teuta: Qirko, Kotobelli, Marku, Gjinollari, Qaqi, Kuro, Kallaku, Beqja, Daci, L.Vila, Gruda. Trajner: Edi Martini

Kukësi: Tafas, Lamçe, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Basa, Ndreca, Peposhi, Ebert, Bytyçi, Mbarak, Barbosa. Trajner: Rrahman Hallaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online