Sëmundja e serbëve nuk njeh kufij, “Kurir“: Xhaka provokon sërish, uron pavarësinë e Kosovës

Serbia vijon të ketë qendrime radikale ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Sëmundja e tyre për mos dalluar qartë masën e provokimit nuk njeh kufij. Tashmë është bërë e udhës që çdo veprim i lojtarëve shqiptarë të përkthehet në një provokim për mediat serbe.

Së fundmi “Kurir“-i ngre alarmin e provokimit në Serbi nisur nga postimi i Granit Xhakës në llogarinë e tij zyrtare. Mesfushori i Arsenalit ka shpërndarë një një zemër me flamurin e Kosovës dhe shkruan: “Gëzuar pavarësinë Kosovë“! Urimi i lojtarit shqiptar për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nuk është pritur mirë në Beograd.

“Xhaka provokon sërish! Ja çfarë ka bërë provokuesi shqiptar në ditën e deklarimit unilateral të së ashtuquajturës Kosovë“, ishte titulli me të cilin “Kurir“-i hapte artikullin e saj, ndërsa më tej shkruan se Granit Xhaka përdor çdo mundësi për të gjuajtur shigjeta me helm drejt Serbisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *