Barcelona dhe Manchester United kanë luajtur sot finalen e parakohshme në Europa League. Një duel me aromë Champions-i kjo mes dy klubesh që kanë një peshë të rëndë në futbollin europian, por këtë sezon u duhet të garojnë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në UEFA. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2 dhe kualifikimi në çerekfinale do të vendoset në “Old Trafford”.
Takimi u zhbllokua në minutën e 50 nga Marcos Alonso, ndërsa 2 minuta më vonë Rashfordi kthen sërish baraspeshën. Kounde i bën një dhuratë “djajve të kuq” në minutën e 59, duke e dërguar topin në portën e tij, por Raphinha rregullon gabimin e shokut të tij të skuadrës dhe i dërgon shifrat në 2-2 në minutën e 76 të sfidës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Own goal from Koundé. Man United take the lead! #BARMUN
— Reyi (@Reinaldodcg9) February 16, 2023