Rubin Hebaj firmos në “kontinentin e panjohur”, në vendin ku temperaturat janë mes ekstremeve

Klub i Andijan është stacioni i radhës në karrierë për futbollistin Rubin Hebaj. Sulmuesi shkodran ka vendosur të provojë një aventurë të re, në një kontinent të panjohur më parë për të.

Hebaj ka nënshkruar një marrëveshjes bashkëpunimi për 2 vite me skuadrën që militon në Superligën e Uzbekistanit.

Sport Time.al, mëson se klubi i Andijan i ka garantuar akomodimin dhe ushqimin futbollistit 24-vjeçar, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 500 mijë eurosh.

Paga mbetet “top secret”, por sigurisht është shumë më e lartë se në Superiore. Këtë sezon Andijan do të marr pjesë në Superligën e Uzbekistanit dhe drejtuesit po ndërtojnë një skuadër kompetitive me qëllimin për të qëndruar në elitë.

Kampionati në Uzbekistani fillon në javën e parë të marsit dhe përfundon në nëntor. Hebaj pritet të debutoj me ekipin e ri në transfertë kundër skuadrës së Nasaf Qarshi në 4 mars.

Kjo do të jetë eksperienca e katërt për sulmuesin 24-vjeçar jashtë Shqipërisë dhe e para në Azi, pas aventurës në Slloveni te Domžale, në Poloni me Vorskla Poltava dhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Do të jetë interesante për të parë ambientimin e Hebajt, sepse klima aty është shumë e ftohtë në dimër, temperatura minimale arrin deri në -10 gradë ndërsa në verë maksimalja shkon 40 gradë. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *