Gjithmonë e më tepër po afron ndeshja e parë e Shqipërisë që do të luhet kundër Polonisë në kualifikueset e Europianit. Diskutimi më i madh mbetet ajo për stadiumin ku do të luhet kjo transfertë e kuqezinjëve. Stadiumi më i madh në Poloni, PGE Narodoëy ka një problem me mbulesën e saj dhe për këtë arsye po diskutohet nëse ndeshja mund të kalohet në stadium tjetër si ai i Polsat Plus Arena Gdansk.
E teksa pritet zyrtarizimi për të mësuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, mediat polake “ËP Sportoëe Fakty” shkruan: “Ka shumë shanse që të luajmë në Varshavë me Shqipërinë. Ne kemi kontaktuar edhe palën shqiptare për këtë çështje. Në rrugë jo zyrtare kemi mësuar se shqiptarët janë të bindur dhe të përgatitur që të përballen me ne në Varshavë”, shkruhet në këtë media. /Sport Ekspres/