Cristiano Ronaldo po bën punë të shkëlqyer në Arabinë Saudite. Portugezi ka marrë 200 milionë euro për të promovuar këtë vend dhe klubin Al Nassr. Shumë të tjerë ndoshta do të qëndronin të qetë në shtëpi duke marrë paratë, por jo Ronaldo.
Ai u përfshi edhe në punën e ekipit të femrave. Al Nassr fitoi titullin në ligën e femrave të Arabisë Saudite, e cila u luajt për herë të parë këtë sezon. Për trajnerët e kësaj skuadre, Ronaldo është përgjegjës për titullin kampion. Ata pretendojnë se portugezi e meriton trofeun sepse ka punuar personalisht me ekipin e femrave.
“Sekreti pas fitimit të titullit në kampionat është Cristiano Ronaldo. Ai vinte vazhdimisht në stërvitje dhe fliste me lojtarët. Kjo na ndihmoi”, tha një nga trajneret e ekipit të femrave Al Nassr. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
???? ?????? pic.twitter.com/y6EIFNNaI9
— ????? ????? | ???????????? (@AlnassrWomen) February 13, 2023