Lukaku dhe Barela bënë xhiron e mediave për shkak të konfliktit që patën me njëri-tjetrin në fushën e lojës. Barela shfaqi ankesa për mënyrën se si Lukaku gaboi në kontrollin e topit dhe ky i fundit nuk u kursye me fjalët. Një sherr verbal që përfundoi me fyerje të rënda që belgu nxorri nga goja për Barelën.
Gazetarët kanë patur interesin të pyesnin Inzagin pas përfundimit të ndeshjes për të dhënë mendimin e tij rreth kësaj situate. Trajneri i Interit ka deklaruar se Lukaku dhe Barela janë shokë të shkëlqyer me njeri-tjetrin dhe se sitauata të tilla nuk dëshiron t’i shohë më në të ardhmen.
“Lukaku dhe Barela janë shokë të shkëlqyer. Këto janë gjëra që unë absolutisht nuk dua t’i shikoj, por në të pjesës së parë ata u ulën bashkë. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, por padyshim që unë absolutisht nuk dua t’i shikoj”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/