Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do ta bëjë debutimin e tij në Shqipërië dhe kundër Polonisë në transfertë. “RTSH Sport” raporton se FSHF është duke diskutuar detajet e fundit për arritjen e marrëveshjes me Federatën e Uzbekistanit.
Do të jetë pikërisht Kombëtarja aziatike ajo që do të përballet me kuqezinjtë më 24 mars. Ndeshja do të luhet në “Air Albania“, ku Silvinjo do të përjetojë për herë të parë atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë, si dhe do të krijojë një ide më të qartë për ekipin që do të hedhë në fushë për përballjen zyrtare me Poloninë. Ndërkohë, një alternativë për miqësoren e datës 24 mars ishte edhe Tunizia, e cila ishte pjesëmarrëse në Kupën e Botës, por në fund akordi është arritur me Uzbekistanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/