Zbulimi i Igli Tares dëshiron largimin, Granit Xhaka mund të ndajë mesfushën me Milinkoviç-Saviçin

Sergej Milinkoviç-Saviç ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një përvojë të re në karrierë. Lojtari serb është kthyer në një nga pikat kyçe të Lacios në këto vite të fundit, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Milinkoviç-Saviç është një basti i fituar i Igli Tares, i cili 8 vite më parë e mori nga Genku me një çmim të ulët dhe tani pritet të mbushë arkat e bardhekaltërve.

Mediat italiane shkruajnë se dëshira e 27-vjeçarit për t’u larguar është e pakthyeshme, ndërsa Arsenali ka hyrë në garë për shërbimet e tij. “Topçinjtë” po kalojnë një sezon fantastik në Premier League, ku janë pranë fitimit të titullit kampion. Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve, atëherë Milinkoviç-Saviçit do i duhet të ndajë mesin e fushës me Granit Xhakën, futbollist të cilin e njeh mirë pas dy përballjeve të Zvicrës dhe Serbisë në Kupat e Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *