VIDEO/ Vllaznia fiton me Kukësin dhe arrin Partizanin në vendin e dytë, Goxha mund Bylisin dhe shfryn në festimin me Teutën

Vllaznia ia ka dalë kundër Kukësit që të triumfojë me rezultatin 2-0. Goli i Markut në minutën e 20 dhe më pas i Jonuzit në të 45 do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani.

Nga ana tjetër është Teuta ka arritur që të fitojë në një ndeshje mjaft të vuajtur kundër Bylisit në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Jurgen Goxhas. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77. Festimi ishte i madh nga ana e këtij lojtari për shkak të situatës së vështirë që ka përjetuar në kohët e fundit. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia-Kukësi 2-0 Marku 20′, Jonuzi 45′

LIVE, Teuta-Bylis 1-0 Goxha 77′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *