“Mërziten kur luajnë në Europa League, synojnë grupet e Champions-it“, Osmani për transferimin e Xhixhës: Mendojeni vetë se në ç’klub ka shkuar

Tefik Osmani ka folur për transferimin e Redon Xhixhës drejt Karabakut. Drejtori sportivi i Tiranës, në një intervistë të dhënë për “Sport News” në “News24”, është shprehur se kemi të bëjmë me një transferim cilësor. Kjo për faktin se Karabaku është një ekip që synimin e vetëm ka grupet e Champions League-s.

“Jo vetëm shifra e Xhixhës, por çdo lëvizje që ne kemi bërë, shifrat janë ato që ju i keni parë. Mendoj që është një transferim shumë i mirë, si gjithë të tjerët. Nuk është e lehtë të luash në një klub si Karabaku. Kam folur pak ditë më përpara edhe me Ansi Agollin. Por është një klub që merr pjesë në Europa League, por mërziten kur marrin pjesë në Europa League, sepse synimi i tyre është gjithmnë grupet e Champions League-s. Tani mendojeni vetë në çfarë klubi ka vajtur Xhixha”, ka thënë Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *