Zyrtare/ Tirana prezanton afrimin e ri, zëvendëson kapitenin me lojtarin që u largua nga Kukësi

Tirana ka prezantuar pak minuta më parë afrimin më të ri në skuadër. Rimal Haxhiu është veshur bardheblu. Futbollisti 23-vjeçar ishte pjesë e Kukësit këtë sezon, por pak ditë më parë mbylli bashkëpunimin. Haxhiu ndërpreu huazimin përpara kohe me verilindorët, megjithëse kontrata e parashikonte të ishte pjesë e tyre deri në fund të këtij sezoni.

Kthimi te Apolonia nuk zgjati shumë, pasi lojtari tashmë ka firmosur për Tiranën. Lajmin e bëjnë të ditur vetë kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s, të cilët e kanë zyrtarizuar përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Tirana merr masat pas largimit të kapitenit Ismajlgeci për të gjetur pasuesin e tij në krahë të mbrojtjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *