Berat Gjimshiti po rikthehet në fushën e blertë me Atalantën pas shumë ndeshjeve të përfunduara në stol. Mbrojtësi shqiptar po luan në nivele të larta dhe këtë e tregoi në ndeshjen e Kupës ndaj Interit.
Atalanta u eliminua pas humbjes me shifrat 1-0. Por Gjimshiti ishte lojtari më i mirë për Atalantën në fushën e blertë dhe “futi në xhep” Lukakun. Për të gjithë mediat kryesore në Itali, Berati është vlerësuar me notën më të larta nga pjesa tjetër e ekipit. /Sport Ekspres/