Myrto Uzuni është duke kaluar një prej momenteve më të mira në karrierën e tij. Sulmuesi po vazhdon që të shënojë te Granada dhe pritet që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll. Kjo formë e mirë ka gëzuar edhe interesimin e disa skuadrave.
Mediat spanjolle raportojnë se Brentford dhe Leeds janë interesuar nga Premier League për Uzunin, ndërsa Galatasaray e ka kërkuar në Turqi. Këta të fundit kërkonin të propozonin një shifër shumë herë më të vogël se kartoni i Uzunit. Megjithatë në Spanjë janë të sigurt se Myrto Uzuni dëshiron të vazhdojë te Granada dhe të kthehet në La Liga, të paktën deri në verë. /Sport Ekspres/