“Ishte amatoreske”, zyrtari i Bayern-it me kritika për lojtarin e bavarezëve: Bëri pikërisht atë që ne nuk duam

Serge Gnabry ka lënë të pakënaqur Hasan Salihamidziçin. Drejtori sportiv i Bayern-it nuk e ka pritur mirë praninë e Gnabry-t në “Jaën e Modës“ në Paris. Sulmuesi i bavarezëve supozohej se duhe të ishte duke pushuar, prandaj veprimi i tij ka marrë kritika nga Salihamidziçi.

“Është amatoreske, pikërisht ajo që ne nuk duam, çfarë nuk është Bayern Munich. Të dalësh diku në vend që të pushosh. Ne do të flasim për këtë”, ka deklaruar Hasan Salihamdziçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *