Fernando Santos është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares polake. Mirëpo, që në fillim të konferencës për shtyp, ka ndodhur një gabim i madh nga presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza. Ky i fundit e ka harruar emrin e teknikut të ri për një moment, megjithëse do të jetë më i paguari në historinë e Polonisë me 3 milionë euro.
Kulesza e ka quajtur Felipe Santos, ndërsa Fernando e ka parë me një shikim të zbehtë dhe aspak i kënaqur. Ndeshja e parë e Polonisë do të jetë ajo në mars kundër Shqipërisë për kualifikueset e Europianit. /Sport Ekspres/
FILIPE SANTOS I CHUJ HAHAHA pic.twitter.com/fh4y2AGiMH
— Micha? (nowe konto) (@majkeI1999) January 24, 2023