Lionel Mesi nuk do gola si të Kristiano Ronaldos! Neymar e pyet nëse dëshiron të gjuajë penalltinë, argjentinasi e refuzon

Dje në Riad, PSG ka mposhtur skuadrën e përzgjedhur të kampionatit të Arabisë Saudite me rezultatin 5-4, teksa mund të kishte më shumë gola në këtë ndeshje nëse Neymar do të kishte arritur të shënonte penalltinë në fund të pjesës së parë.

Dueli mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos tërhoqi vëmendjen e madhe në mbarë botën dhe në fund shikuesit mund të shijonin një ndeshje vërtet emocionuese që solli deri në nëntë gola.

Kamerat fokusuan momentin kur Neymar ka pyetur Mesin nëse dëshironte të gjuante penalltinë. Por duket se argjentinasi nuk dëshiron të shënojë si Ronaldo nga 11-metrat dhe e refuzoi kërkesën e shokut të ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online