Futbolli evoluon me kohën dhe ndryshimet janë të pashmangshme. Në mbledhjen e fundit të IFAB-së u diskutua për çështjen e minututave shtesë. Katari ishte rasti i fundit ku u eksperimentuar me kohën shtesë, e cila ishte shumë herë më e madhe se sa zakonisht.
Por kjo mbetet vetëm një alternativë. Varianti që pritet të ndryshojë tërësisht është ai i përqafimit të modelit të basketbollit. Sipas “The Times”, ish-zëvendës presidenti i Arsenalit ka propozuar që loja të ndalet nga arbitri kryesor i takimi sa herë që ndodh një vonesë loje. Në këtë mënyrë zhduken ndërprerjet e kota të lojës. Megjithatë gjithçka do të vendoset në mbedhjet e radhës mes IAFB-së dhe FIFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/