Benzema premtoi besnikëri për Real Madrid, ekipi i ri i Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite e tundon me ofertën

Qendra e botës së futbollit në fillim të vitit 2023 është padyshim në Arabinë Saudite dhe kjo mund të vazhdojë nëse ndodhin disa gjëra të tjera që janë planifikuar.

Al-Nassr solli Cristiano Ronaldon. Ai ndoshta nuk do t’i ndihmojë ata në fushë aq sa ka bërë në aspektin e marketingut, si për klubin ashtu edhe për të gjithë kampionatin.

Ky klub nuk planifikon të ndalet me kaq, por dëshiron të sjellë në klub një tjetër yll, ish-bashkëlojtarin e Ronaldos nga Real Madrid. 

Sigurisht që bëhet fjalë për Karim Benzema, i cili ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Real Madridin. 

Sulmuesi francez është i lirë të negociojë me cilindo ekip që dëshiron dhe tani mund të nënshkruajë një parakontratë, me Al-Nassr skuadrën e parë që shfaq interes për shërbimet e tij.

Siç raportojnë mediat franceze, pasi arriti të sillte Cristiano Ronaldon, Al-Nassr fitoi besimin dhe doli me një skenar në të cilin CR7 dhe Benzema luajnë sërish bashkë, këtë herë me fanellën verdheblu. Por Benzema ka prentuar se do të luajë me Realin deri në fund të karrierës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *