VIDEO/ Një debutim për t’u harruar! Joao Felix shton telashet e Chelsea-t, largohet me karton të kuq dhe rrit listën e mungesave

Joao Felix u transferua me bujë të madhe në “Stamford Bridge”, ku blutë e Londrës e shihnin si njeriun që do të rriste nivelin në sulm. Por debutimi i portugezit në Premier League është për t’u harruar sa më shpejt. Në mënyrë krejtësisht të panevojshme, Felix ngre takat lart dhe godet kundështarin. Ndërhyrja ishte e dukshme dhe arbitri i tregon kartonin e kuq.

Joao Felix la fushën e lojës në minutën e 58, duke e lënë Chelsea-n me 10 lojtarë në një kohë kur ishte në disavantazh 1-0 kundër Fulham-it. Telashet për trajnerin Potter sa vijnë e shtohen, teksa listës së gjatë të mungesave të skuadrës i shtohet edhe afrimi më i ri i merkatos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *