Kërkoi largimin nga Torino për të fituar minuta, ndryshon situata për Etrit Berishën

Etrit Berisha ka kërkuar prej kohësh largimin nga Torino. Portieri shqiptar nuk është alternativë e parë për trajnerin Juriç, prandaj ka menduar ndryshimin e skuadrës në mënyrë që të ketë minuta në këmbët e tij. Por duket se situata ka ndryshuar për të. Mediat torineze raportojnë se kapiteni i Kombëtares kuqezi mund të qendrojë në skuadër deri në muajin qershor.

Arsyeja? Mungesat e ofertave. Deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete në tryezën e Torinos, çka ka bërë që largimi i tij të shtyhet për në verë. E vetmja mundësi transferimi deri më tani është Rexhina e Inzagit, e cila luan në Serinë B. Megjithatë, edhe për këtë opsion shanset janë të pakta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *