Pas shumë kohësh si zgjedhje nga stoli, Kristjan Asllani zbriti në fushë si titullar mbrëmjen e djeshme kundër Parmës. Interi siguroi kualifikimin më tej në Kupën e Italisë dhe mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në përmbysjen 2-1 të zikaltërve. Pas ndeshjes, 20-vjeçari ka folur për “Sky Sports”, ku është shprehur se ndeshje të tilla e ndihmojnë të fitojë më tepër besim te vetja e tij.
“Ne ishim të mirë për ta përmbysur (rezultatin). Luajtëm pak të nënshtruar në pjesën e parë, por u rikuperuam dhe arritëm të kompensojmë rezultatin. Ndihem mirë, jam i lumtur dhe këto ndeshje më ndihmojnë të fitoj gjithnjë e më shumë besim. Më ndihmojnë të përmirësohem”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/