Polonia është në luftë me kohën për dërgesën në UEFA, nuk di ende stadiumin se ku do ta presë Shqipërinë

Polonia është në luftë me kohën sa i përket ndeshjes me Shqipërinë. UEFA pret një vendim zyrtar sa i përket stadiumit se ku do të zhvillohet ndeshja e parë e kualifikueseve të Europianit. Data 16 janar do të jetë afati i fundit për dërgimin e emrit të stadiumit.

Në krahun e polakëve po bëhet gjithçka që ndeshja të zhvillohet në “PGE Narodoëy”. Por stadiumi më i madh që ka qenë “shtëpia e Kombëtares” për shumë vite, nga mesi i nëntorit 2022 ka pasur një problem me strukturën e mbulimit të saj.

Për këtë arsye ndeshja miqësore kundër Kilit para Botërorit, u zhvendos me shpejtësi drejt stadiumit të Legias. Por në Poloni presin që të gjitha problemet të jenë zgjidhur dhe “PGE Narodoëy” të hap dyert për ndeshjen me Shqipërinë. Shanset janë të mëdha, por askush nuk e garanton dot deri në vendimin e fundit që do të jepet në 16 janar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *