Një kohë jo e mirë për talentet e Shqipërisë që kanë edhe fatin kundër. Armando Broja mori goditjen e parë në ndeshjen miqësore kundër Aston Vilës. Sulmuesi theu ligamentin dhe nëse gjithçka i shkon në perfeksion, do të kthehet në maj në fushën e blertë.
Nga ana tjetër një dëmtim serioz ka pësuar edhe Adrian Bajrami. Mbrojtësi i Benfikës ka thyer fibulën e këmbë së djathtë dhe koha e rikuperimit varion nga 4-6 muaj. Por ky rast është edhe më i rëndë se i Brojës. Nëse ky i fundit e kishte bërë kalimin në ekipin e parë, Bajrami ishte ende tek moshat e Benfikës. Thuajse një vit i humbur dhe do të jetë jo pak e vështirë që mbrojtësi të kthehet në ritmin e duhur. /Sport Ekspres/
Adrian Bajrami fraturou o perónio da perna direita. As rápidas melhoras, Bajrami! pic.twitter.com/tWWnJm0aZa
— Information Glorious – SL Benfica (@InformGlorious2) January 8, 2023