Debutimi me Kombëtaren është një çast që çdo futbollist e pret me padurim në karrierën e tij dhe motivohet të japë maksimumin nga vetja. Por jo çdo herë gjërat shkojnë në mënyrën që ëndërrojmë. I tillë ishte edhe rasti i Ali Abbas-it. Portieri 22-vjeçar debutoi me fanellën e Jemenit në përballjen për Gulf Cup kundër Omanit.
Një debutim që rezultoi më i keqi që mund t’i ndodhte. Vetëm 2 minuta lojë dhe Ali Abbas-i shënon autogol në portën e tij. Kombëtarja e tij përmbys rezultatin përkohësisht në 2-1, por ishte përsëri portieri në fjalë ai që gaboi dhe i dhuroi një gol kundërshtarit. Në minutën e 37 Omani ka të drejtën e një goditjeje dënimi. Ali Abbas-i tregon një kontroll mjaft të dobët të topit, teksa sfera i rrëshqet nga duart dhe kalon vijën fatale. Presioni ishte shumë i lartë për të, sa që kërkon menjëherë zëvendësimi. 22-vjeçari i lë vendin mes shtyllave Khairalah-ut, i cili pëson golin e tretë. Fitorja i shkon Omanit, që triumfon me rezultatin 3-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? | ???????!?
????? ???? ?? ???? ??? ??????? ?? ???? ???? ?????????? 2- 2 ????? #????_????? | ?#?????_25?
?#????????_????????? pic.twitter.com/0eXChX8BT2— ??????? ???????? ???????? (@riyadiyatv) January 9, 2023