Zyrtare/ Gentian Selmani është lojtar i lirë, klubi turk njofton ndërprerjen e kontratës

Gentian Selmani është zyrtarisht lojtar i lirë. Portieri krutan ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën e tij me Bolusporin. Është vetë klubi i Bolusporit që ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” se 24-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e tyre në të ardhmen.

“Rrugët tona u ndanë me marrëveshje të përbashkët me futbollistin tonë profesionist Gentian Selmani. Dëshirojmë të falënderojmë Gentian Selmanin, i cili na u bashkua në sezonin 2020-2021 dhe luajti në 50 ndeshje në klubin tonë, për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierë”, njofton klubi Boluspor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *