Një nga ato pak shanse që duhen kapur, Kristjan Asllani do të jetë në mesfushën e pazakontë të Interit ndaj Parmës

Kristjan Asllani do të ketë një prej atyre pak mundësive që po i krijohen te Interi. Inzagi ka zgjedhur gjithmonë eksperiencën dhe sigurinë, pa shkuar te “basti” i një talenti të ri. Tronditja më e madhe për mesfushorin shqiptar erdhi në atë rast të humbur ndaj Barcelonës.

Megjithatë Asllani do të rikthehet titullar në mbrëmjen e nesërme. Interi do të luajë ndaj Parmës në ndeshjen e Kupës dhe Inzagi është i detyruar të përdorë një mesfushë të pazakontë që do të ndahet mes Asllanit dhe Gagliardinit, dy lojtarë që në kohë normale janë preferuar në stol. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *