Teuta ka njoftuar mbrëmjen e sotme dy largimet e para në këtë merkato dimri. Klubi durrsak ka vendosur të ndryshojë në janar për t’u kthyer më e fortë në rifillimin e kampionatit. Ndryshimi për ekipin bregdetar vjen nga sulmi. Teuta ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka ndarë rrugët me Rubin Hebajn dhe Dejvid Kapllanin.
“Rubin Hebaj, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon sulmesin Rubin Hebaj për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me sulmesin Kapllani. Falenderojmë lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Kapllanit suksese në jetë dhe në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/