CIES ka publikuar listën me 100 lojtarët më të shtrenjtë në botë. Lista nuk udhëhiqet nga Mbape dhe Halandi, të cilët shihen si dyshja që do të pasojnë rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos. Sulmuesi francez renditet i treti me një vlerë prej 190.7 milionë eurosh vlerë në treg, ndërsa norvegjezi i Sitit është i pesti me një vlerë prej 174.9 milionë eurosh.
Lista prihet nga Bellinghemi i Borusias së Dortmundit, kartoni i të cilit vlerësohet me shifrën 208.2 milionë euro. Pas tij gjendet Fodeni, i cili vlen 200.5 milionë euro. Ndërkohë Kupa e Botës ishte një trampolinë fantastike për shumë prej lojtarëve, që po shohin frytet e paraqitjeve të tyre në vlerën e tregut. Gvardiol renditet i 9-i në listën e 100 lojtarëve më të shtrenjtë, ndërsa një rritje të madhe të kartonit kanë pasur edhe Julian Alvarezi me Enzo Fernandezin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/