Milani e ka nisur me fitore 2023. Pas humbjeve në ndeshjet miqësore që nuk e kënaqën Piolin, ekipi iu përgjigj në Serinë A.
Kuqezinjtë fituan me shifrat 1-2 ndaj Salernitanas. Goli i parë erdhi nga Leao që tregon edhe njëherë tjetër se është kalibër i rëndë. Ndërkohë goditja e dytë do të jepej nga Tonali. Salernitana ngushtoi diferencat me anë të Bonazolit. /Sport Ekspres/