Të gjithë menduan se mbylli karrierën, Pique mund të kthehet të ndalojë Myrto Uzunin dhe Armando Sadikun

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Gerard Pique luajti ndeshjen e fundit për Barcelonën dhe i tha lamtumirë futbollit, por tani ai mund të ndryshojë planet e tij.

Ishte një surprizë e madhe për tifozët, por mbrojtësi mori vendimin përfundimtar dhe më pas luajti ndeshjen e fundit për katalanasit.

Pique është gjithashtu pronar i një ekipi të divizionit të dytë spanjoll, Andorra. Tashmë mund të veshë fanellën e atij klubi dhe të kthehet sërish në fushën e blertë. Të gjithë menduan se kishte varur këpucët në gozhdë, por Pique mund t4 kthehet të ndalojë Myrto Uzunin dhe Armando Sadikun që janë në La Liga 2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *