Monza po vazhdon që të punojë për t’u përforcuar në këtë merkato dimri. Një prej dëshirave të saj është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Gjimshiti.
Ekipi i Berluskonit e kërkon me çdo kusht këtë lojtar nga Atalanta për t’u përforcuar në prapavijë. Paqartësia e vetme në media është nëse po flitet për një huazim me të drejtë blerje apo për një shitje direkte. /Sport Ekspres/