Pasi bëri prezantimi zyrtar te Al Nasr, Ronaldo hyri në dhomën e zhveshjes së klubit të tij të ri dhe aty u regjistrua një situatë gazmore.
I shoqëruar nga presidenti i klubit Musali Al-Muammar, portugezi hyri në dhomën e zhveshjes ku ishte i pranishëm trajneri Rudi Garcia dhe pjesa tjetër e skuadrës. Pas fjalës së presidentit foli edhe portieri 36-vjeçar Waleed Abdullah, një nga drejtuesit e dhomave të zhveshjes.
Gardiani me eksperiencë u pushtua nga emocionet dhe u djersit teksa fliste me Ronaldon. Cristiano vuri re gjendjen e shokut të tij të skuadrës dhe pasi Waleed Abdullah mbaroi së foluri, vuri dorën në ballë dhe bëri sikur fshinte djersën.
Pas gjestit të Cristiano Ronaldos, të gjithë të pranishmit në dhomën e zhveshjes shpërthyen në të qeshura dhe Waleed Abdullah u përpoq të justifikohej dhe me gjuhën e trupit tha se është normale të jesh emocional kur takon për herë të parë yllin portugez. /Sport Ekspres/
¿SE PUSO NERVIOSO? El experimentado arquero Waleed Abdullah tomó la palabra y le dio la bienvenida a CR7. Pero, después… ¡se sacó la transpiración! ? pic.twitter.com/LVwHBXSv4V
— SportsCenter (@SC_ESPN) January 3, 2023