Elseid Hysaj ka pasur një vit me ulje-ngritje në radhët e Lacios. Mbrojtësi shqiptar nuk ka pasur vazhdimësi te bardhekaltrit, duke marrë edhe kritika nga opinioni sportiv. Por Manuel Beleri e sheh ndryshe. Ish-futbollisti italian mendon se Hysaj ka performuar mirë me Lacion dhe se po ndjek rrugën e të qenurit i rëndësishëm për këtë klub.
“Hysaj performoi mirë, duhet mbajtur mend gjithmonë se ambienti i Lacios bëhet i bukur, i rëndësishëm kur vijnë rezultatet. Nga ana tjetër, mendoj se ai fajësoi disi situatën edhe nga këndvështrimi i atmosferës. E rëndësishme është rikuperimi, ai po e bën. Ai po ndjek një rrugë që mund ta çojë atë të jetë i rëndësishëm për këtë ekip”, ka thënë Manuel Beleri për “Lazio Style Radio“./Sport Ekspres/