Legjendat jetojnë përjetësisht dhe do të kujtohen gjithmonë mes brezash. Një lajm i trishtë mbërriti në mbrëmjen e djeshme, Pele ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. I vetmi futbollist në histori që fitoi tre herë titullin kampion iu dorëzua betejës së gjatë me ka.ncerin në zorrën e trashë.
Goditje e madhe për të gjithë botën, veçanërisht për Brazilin. Tre ditë zie janë shpallur në këtë shtet. “Tre ditë zie janë shpallur në të gjithë vendin si shenjë respekti pas ndërrimit të jetës së Edson Arantes do Nascimento Pele”, thuhet në një dekret të presidentit brazilian në largim, Jair Bolsonaro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/