Ish-trajneri i Brazilit dhe ndihmësi kryesor i Tite, Sylvinho, pritet të jetë tekniku që do të drejtojë Shqipërinë. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i trajnerit Edu Schimidt, në një intervistë të dhënë për “Goal”.
“Ajo që mund të them është se jemi afër marrëveshjes me Shqipërinë. Ka ende disa detaje për t’u zgjidhur”, tha Edu duke konfirmuar se tendenca është për mbylljen e kësaj marrëveshje. /Sport Ekspres/