Ekskluzive/ Qazim Laçi u transferua në mënyrë surprizë në Çeki, ja sa para do të fitojë mesfushori i Kombëtares me kontratën e re

Qazim Laçi i befasoi të gjithë me transferimin e tij te Sparta e Pragës. Mesfushori 26-vjeçar firmosi në kampionatin çek, ku pritet të jetë një element kyç i klubit të njohur të kryeqytetit. “Sport Ekspres“ mësoj edhe detaje të reja nga kjo kontratë e re e Qazim Laçit.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare do të përfitojë 500 mijë euro në vit në Republikën Çeke, plus 100 mijë euro të tjera do të jenë në formën e bonuseve. Një pagë tërësisht e merituar për Laçin, që ka treguar profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të madh në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *