Bekim Balaj ka përfunduar bashkëpunimin e tij me Ankara Keçiorenguçunë. Sulmuesi kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin turk, por rrugët mes tyre janë ndarë pas vetëm pak muajve. Futbollisti shqiptar ka shpërndarë një “story“ në “Instagram“, ku tregon se i ka dhënë duart klubit kryeqytetas dhe tashmë është gati për një tjetër përvojë në karrierën e tij.
Balaj ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me fanellën e Ankara Keçiorenguçusë, si dhe shkruan falenderimin e tij për klubit. Mbetet për t’u parë se në cilën skuadër do të vijojë karriera e shkodranit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/