Debutoi në ekipin e parë të Celtic në moshën 17-vjeçare, Milani interesohet për djalin e Rudi Vatës

Roko Vata ka debutuar në mbrëmjen e djeshme me ekipin e parë të Celtic. Vetëm 17-vjeç, por e konsiderojnë si një talent me potencial të madh. Mbetet të shihet sesi do të zhvillohet karriera e këtij futbollisti në të ardhmen.

Por fakti se ka debutuar në një moshë kaq të hershme në një ekip si i Celtic, që shquhet për nxjerrjen e talenteve, tregon jo pak për Roko Vatën. Në mediat italiane kanë raportuar se edhe Milani ka shfaqur interesim për të marrë djalin e Rudi Vatës, por në Skoci nuk mund të heqin dorë kaq lehtë prej tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *