Pavarësisht se luan për ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka vazhdon të jetë ambasadori i shqiptarëve në botë. Aktualisht pjesë e Arsenalit dhe mund të quhet një prej më të mirëve në rolin e tij në Premier League.
Pas gjithë situatave të ndodhura kundër Serbisë në Katar, Xhaka është shfaqur në një lokal shqiptarësh në Londër. Atje ka pasur muzikë patriotike, ku në një moment në tekst është thënë: “O moj Serbi murin ta plasa, se mua më thonë Granit Xhaka”. /Sport Ekspres/