Fran Velez ka fituar një goditje këndi që lë vend për shumë polemika në ndeshjen mes Al Fatehut dhe Al Shababit. Krishoviak dhe Velez janë përfshirë në një duel për topin, nga i cili polaku ka përfunduar përtokë. Në tentativë për të kapur topin Velez godet kokën e Krishoviakut, i cili qendron i shtrirë në fushë dhe pretendon për goditje dënimi.
Dëmtimet në kokë kërkojnë menjëherë kujdes sipas rregullores, por arbitri nuk ka vërshëllyer. Velez gjendet në zotërim të topit dhe me kundërshtarin të shtrirë përdhe nuk ka ndërmend të zbatojë “fair play”-n. Përkundrazi, zgjedh të përfitojë nga kjo situatë. Lojtari i Al Fatehut përplas topin në trupin e Krishoviakut dhe fiton kështu një goditje nga këndi. Një veprim që nuk është pritur mirë nga skuadra e Al Shababit, e cila pretendonte të kishte një sjellje më sportive dhe njerëzore nga ana e Velezit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 26, 2022