Finalja mes Francës dhe Argjentinës u luajt më 18 dhjetor, por edhe më shumë se një javë më pas, jehona e saj vazhdon të jetë prezente. Emiljano Martines është kthyer në njeriun më të urryer në Francë për shkak të mënyrës së si ai zgjodhi të festonte fitimin e Kupës së Botës, duke u tallur me Kilian Mbapenë.
Adil Rami ka vendosur ta sulmojë hapur përmes llogarisë së tij në “Instagram”, ku shkruan: “Emiliano Martinez është m*** më i madh në historinë e futbollit. Njeriu më i urryer. Doreza e Artë duhej t’i jepej Bonos”.
Por është Di Maria ai që i ka dalë në mbrojtje, duke komentuar: “Dibu është portieri më i mirë në botë. Shko qaj diku tjetër”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/